Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka mbajtur një fjalim të gjatë në Kuvendin e LDK-së, ku pritet të vendoset për dorëheqjen e tij.
Abidxhiku ka pasur fjalë të mëdha për demokracinë brenda LDK-së.
Pas përfundimit të fjalimit, në sallën ku po mbahet Kuvendi i LDK-së ka pasur duartrokitje të gjata për Abdixhikun.
Madje, delegatët u çuan në këmbë, teksa Abidxhiku i falenderoi nga larg.