Dark Mode Light Mode

Abdixhiku merr përgjegjësinë për rezultatin zgjedhor: Kuvendin e LDK-së e thirra vet, vendimmarrja u kthehet anëtarëve

Kreu i LDK-së thotë se nuk priti presione e ultimatume, por kërkoi ballafaqim me rezultatin dhe të ardhmen e partisë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në fjalimin hapës të Kuvendit të LDK-së, deklaroi se mbledhja e këtij forumi erdhi si akt përgjegjësie dhe jo si pasojë e presioneve apo zhurmave të brendshme.

Ai theksoi se Kuvendin e ka thirrur personalisht, pa pritur ultimatume, duke e cilësuar këtë si detyrim moral ndaj anëtarësisë dhe votuesve të partisë.

Advertisement

Sipas Abdixhikut, nata e zgjedhjeve nuk përfaqësonte vetëm një rezultat politik, por ishte pasqyrë e përpjekjeve, mundit dhe sakrificës së shumë njerëzve gjatë pesë viteve të fundit, periudhë të cilën ai e përshkroi si të vështirë për LDK-në.

“Jemi mbledhur këtu në këtë Kuvend sepse kështu e kërkon përgjegjësia, kështu e kërkon LDK. Ky Kuvend nuk më është mbledhur, e kam thirrur dhe mbledhur vet, nuk kam pritur të bëhet zhurma dhe as të jepen ultimatume”, u shpreh ai.

Abdixhiku shtoi se hapi i parë i këtij obligimi është ballafaqimi me rezultatet, me pritjet e anëtarësisë dhe me të ardhmen e partisë.

“Më lejoni t’i heq të gjitha dyshimet dhe të them po, se përgjegjësia është e imja. Dhe se po, vendimmarrja do t’u kthehet juve. Nuk lejoj askush tjetër të vendosë për fatin e LDK-së, përveç Kuvendit”, deklaroi Abdixhiku.

Në fund, ai theksoi se drejtimi i ardhshëm i partisë do të përcaktohet nga vetë strukturat dhe anëtarësia e LDK-së.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − 8 =

Previous Post

Abdixhiku në Kuvend: Partia nuk ecën përpara me njërin sy te karrika e kryetarit e tjetrin te rezultati

Next Post

Abdixhiku: Urrejtësit e lexojnë epitafin e vdekjes së LDK-së, herë na bëjnë multimilioner, herë të kapuar prej oligarkisë

Advertisement