Derisa procesi i rinumërimit vazhdon, deri më tani janë rinumëruar rreth 90.97% e fletëvotimeve. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) mban vendin e parë me 49.17%, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.38%.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është në vendin e tretë me 12.73%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) renditet e katërta me 5.76%.
Procesi i rinumërimit po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.