Dark Mode Light Mode

Manipulimi i votave në Malishevë, gjykata u cakton 30 ditë paraburgim të dyshuarve

Gjykata Themelore në Gjakovë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim 15 kryekomisionerëve të Malishevës, të dyshuar për dallaveret me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Gjykata ka mbajtur dy seanca dëgjimore të mërkurën në orën 18:30 e tjetrën në 21:55, teksa të enjten nxori vendimin. 

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve për numërimin e votave, me autorizime të marra nga KQZ, në Qendrën Komunale të Numërimit në Malishevë, e vendosur në palestrën e sporteve ‘Habib Zogaj’, me veprime të kundërligjshme kanë ndërhyrë në procesin e votimit, duke falsifikuar rezultatet e tij, me ç’rast kanë cenuar integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e lirë të votuesve”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Advertisement

Gjyqtari i procedurës paraprake, Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi ekziston rreziku real që, nëse gjenden në liri, të njëjtit mund të ndikojnë në dëshmitarë dhe të pengojnë rrjedhën e procedurës penale.

Këta janë të ndaluarit: Eliona Kryeziu, Denis Zogaj, Astrit Hoxha, Albesa Krasniqi, Kastriot Paqarizi, Fatime Krasniqi, Nderim Bytyqi, Njomza Guncati, Kujtim Bytyqi, Elton Hoti, Eronë Kryeziu, Besa Mazreku, Enis Hoti, Arbër Kastrati, Nexhat Krasniqi.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 5 =

Previous Post

Kabashi–Ramaj kërkon hetim për dronin “Skifter”: Siguria nuk bëhet me video promovuese

Next Post

PDK kundër rritjes së tarifave të energjisë: Barrë e papërballueshme për qytetarët

Advertisement