Dark Mode Light Mode

VV-ja dorëzon kërkesë në polici për hetimin e kontratës 950 mijë euro të Komunës së Prishtinës për mbeturinat

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Policinë e Kosovës një kërkesë për të nisur hetime lidhur me kontratën prej 950 mijë eurosh të Komunës së Prishtinës për menaxhimin e mbeturinave.

Sipas asamblistit të VV-së, Çlirim Gërbeshi, kontrata është negociuar pa njoftim paraprak dhe dyshohet se nuk i përmbush ligjet në fuqi.

VV-ja konsideron se procesi që ka paraprirë lidhjes së saj tregon indicie serioze dhe kërkon vlerësim nga institucionet kompetente.

Advertisement

“Ne kemi dorëzuar kërkesën në Policinë e Kosovës për të hetuar kontratën e komunës për menaxhimin e mbeturinave, e cila sipas vlerësimit tonë është në kundërshtim me rregullat ligjore. Çdo devijim nga transparenca dhe ligjshmëria duhet të marrë përgjigje ligjore. Qytetarët e Prishtinës meritojnë qeverisje të ndershme, jo marrëveshje të dyshimta që dëmtojnë interesin publik”, ka shkruar Gërbeshi në profilin e tij në Facebook.

Kjo kontratë, e dhënë për shërbimet e grumbullimit, transportimit dhe deponimit të mbeturinave, është shpallur përmes një procedure të negociuar pa publikim paraprak të njoftimit të kontratës, gjë që sipas VV-së, krijon hapësirë për shqetësime ligjore dhe hetim institucional.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 1 =

Previous Post

A kanë më shumë gjasa se ata që hanë mish të jetojnë deri në 100 vjet? Ja çfarë thotë shkenca

Next Post

Enver Hasani përmend tre emra për president që sipas tij mund t’i marrin votat më lehtë sesa Vjosa Osmani

Advertisement