Avokati i njërit nga të intervistuarit nga Prokuroria e Gjakovës, për manipulim me vota në Malishevë, Egzon Doli, ka thënë se klienti i tij nuk ka qenë në rolin e komisionerit.,
Sipas tij, deri tash janë intervistuar rreth 60 persona.
“Procedura është në fazë të hershme. Klienti im është në cilësi të anëtarit të komisonit. Klienti im e përfundoi intervistimin. Nëse nuk gaboj rreth 60 persona janë intervistuar. Roli i klientit tim ka qenë në rolin e anëtarit dhe jo të komisionerit, por megjithatë mbetet të shihet çfarë pretendon prokuroria”, tha ai.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ftuar konferencë për media, ku lidhur me këtë çështje do të flasë kryeprokurori i Gjakovës, Enis Gashi.