Dark Mode Light Mode

30 komuna e përmbyllin procesin e rinumërimit

Në QNR rinumërohen mbi 80% apo 2,061 nga 2,557 vendvotime, 30 komuna përmbyllin procesin.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 28 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar mbi 80% apo 2,061 nga 2,557 vendvotime. Pra, numri i përgjithshëm i komunave që deri më tani kanë përmbyllur rinumërimin janë 30, ndërkaq kanë mbetur për t’u rinumëruar më pak se 500 vendvotime që i takojnë 8 komuave tjera”, ka njoftuar Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Advertisement

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary20… në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × four =

Previous Post

Mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku për 24-orë, Policia njofton për disa të arrestuar

Next Post

Spitali “Lindja”, adresë e besueshme për shqiptarët e Kosovës Lindore ndër vite

Advertisement