Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar të martën, nën dyshimin për marrje ryshfeti.
Lajmin e ka konfirmuar Zejnullah Gashi, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinës.
“Janë shoqëruar tre persona për marrje ryshfeti. Janë zyrtarë të Komunës së Prishtinës për marrje të ryshfetit, derisa njëri prej tyre është zënë në flagrancë”.
Siç merr vesh gazeta të arrestuarit janë Dukagjin Gashi dhe Bashkim Sadiku.
Ndërsa Afrim Gashi, është arrestuar në flagrancë për veprën penale ‘’Marrje e ryshfetit’’ sipas nenit 421 të KPRK-së, me qëllim qe të ndihmojë të dëmtuarin të realizoj një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me komunën.




