Dark Mode Light Mode

Theri me thikë vajzën në Durrës, babai: Isha i dehur, më injoronte – doja të bisedonim

Është zbardhur dëshmia e 56-vjeçarit Mikel Ndoj, i cili plagosi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare dhe një kalimtar të rastit paraditen e së hënës në “Lagjen nr.12” të Durrësit. Ndoj është shprehur i penduar për ngjarjen, duke deklaruar se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit në momentin e konfliktit.

“Shkova te vendi i punës së vajzës pasi nuk po më përgjigjej në telefon. Dua të ribashkohem me familjen, por vajza ka ndikuar negativisht. Nuk donte të kishte të bënte më me mua, më shpërfillte, më injoronte. Shkova për t’i thënë se doja të bisedoja me të, por më tha se nuk dua të kem asnjë lidhje me ty, për mua nuk ekziston më. Në këtë moment m’u errësuan sytë, i thashë hajde dalim pak përjashta që të flasim. Ajo më shtyu. Nuk mbaj mend më se çfarë ndodhi. Ishte edhe një djalë aty që ndërhyri në ato momente. Teksa po tentonte të më largonte u pre nga thika edhe ai. Më pas ika dhe u fsheva diku afër Repartit të zjarrfikëses. Aty e kuptova çfarë kishte ndodhur. Unë isha në gjendje të rënduar psikologjike dhe kisha konsumuar alkool. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Jam penduar shumë. U kërkoj falje vajzës dhe djalit që u plagos. Djalin nuk e njihja fare. Nuk di çfarë të them, ndihem shumë keq”, ka dëshmuar 56-vjeçari, raporton JOQ.

Sipas dëshmisë, shkak i ngjarjes ka qenë përpjekja e tij për t’u ribashkuar me familjen pas 6 vjetësh ndarje, kërkesë që është refuzuar nga vajza, Xhesika Ndoj.

Advertisement

56-vjeçari ka shkuar në vendin e punës së saj për të biseduar, por situata ka përshkallëzuar pas reagimit të ashpër të vajzës. Ai pretendon se nuk mban mend qartë momentet e sulmit, ndërsa një kalimtar, shtetasi Onard Memlika, është plagosur teksa ndërhyri për të parandaluar ngjarjen.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + six =

Previous Post

Publikohet libri kushtuar Mafisë Shqiptare në Itali- “Të Pamposhtur….”

Next Post

Këta janë tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u shoqëruan në polici

Advertisement