Dark Mode Light Mode

Zvicra mbështet projektin për Psikologjinë klinike në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani priti sot Markus Baechler, drejtor i Zyrës Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë.
Gjatë këtij takimi janë diskutuar modalitetet e projektit -programit të specializimeve nga lëmi i Psikologjisë klinike, i cili pritet të fillojë së zbatuari gjatë këtij viti në Kosovë.
Ministri Agani e falënderoi Qeverinë e Zvicrës për kontributin e jashtëzakonshëm që është duke e dhënë për zhvillimin e shërbimeve shëndetësore të shëndetit mendor në Kosovë në tërë periudhën e pasluftës dhe ndjeshmërinë e madhe që vazhdon ta tregojë lidhur me këtë çështje aktualisht.
Specializimi i kuadrove në lëmin e psikologjisë klinike do të paraqes kontribut të rëndësishëm për mirëqenien psiko-sociale të qytetarëve të Kosovës.
Projekti i miratuar nga Qeveria e Zvicrës ka vlerën prej 500.000 eurove për periudhën mars 2012- dhjetor 2014. (TV21)

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five + 2 =

Previous Post

SHAIP KAMBERI: AUTONOMI PËR MEDVEGJË, BUJANOC DHE PRESHEVË

Next Post

Shefi i CIA-s: Do të ju përgjojmë nëpërmjet enëlarëses tuaj

Advertisement