Dark Mode Light Mode

Bekim Haxhiu: Prokuroria duhet të fillojë hetimet nga kreu i KQZ-së

Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar lidhur me procesin e rinumërimit.

Ai ka thënë se hetimet e Prokurorisë duhet të nisin nga kreu i KQZ-së.

Postimi i plot:

Advertisement

KQZ nga garantuese e votës në instrument të manipulimit të procesit zgjedhor

Fillimisht KQZ morri vendime ne kundershtim me Ligjin për Zgjedhjet, tani KQZ ka ndryshuar metodologjinë e rinumërimit në mes të procesit, duke braktisur rendin sipas komunave dhe vendvotimeve dhe duke e zëvendësuar me një proces kaotik, të fragmentuar.

Ky ndryshim arbitrar ka prodhuar devijim të qartë të trendit të rezultateve dhe ka dëmtuar rëndë besimin kandidatëve dhe qytetarëve. Kur rinumërimi ndërpritet pa kriter, vazhdohet me komuna të tjera dhe humbet gjurmueshmëria e vendvotimeve, procesi bëhet i pabesueshëm.

KQZ, në vend që të mbrojë integritetin e votës, po ndryshon rregullat gjatë rinumërimit, duke u shndërruar nga arbitër i paanshëm në palë aktive në deformimin e procesit zgjedhor.

Kërkojë rikthim të menjëhershëm të rinumërimit sipas rendit të komunave, transparencë të plotë dhe përgjegjësi institucionale.

Çdo votë e cenuar është një goditje ndaj demokracisë.

Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për të gjitha vendimet dhe veprimet që kanë cenuar integritetin e procesit zgjedhor, duke filluar nga kreu i KQZ-së e deri te çdo individ që ka pasur guximin të shkelë ligjin, të deformojë procesin zgjedhor dhe të manipulojë vullnetin e qytetarëve.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + nineteen =

Previous Post

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr dy vendime

Next Post

Zgjerohen hetimet, të gjitha prokuroritë kanë lëshuar autorizime për grumbullim të informacioneve

Advertisement