Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, deklaroi se Albin Kurti i kishte thënë në takime të ndryshme që “ende i dhem që ia ka marrë Prishtinën”.
Por, Rama tha se Prishtina është e gjithë qytetarëve.
“Për fat të keq, kryeministri Kurti duket se e ka marrë personale, më ka thënë në takime të ndryshme që ende po i dhemb që ia paskëm marrë Prishtinën. I kam thënë unë s’ta kam marrë Prishtinën. S’është as e jotja as e jemja, është e gjithë qytetarëve”, tha Rama.
Ai tha se është për t’i shërbyer Prishtinës.
Video KËTU