Bedri Hamza, kryetar i PDK, ka takuar ambasadorin e Shqiperisë, Petrit Malaj.
Hamza ka vlerësuar se marrëdheniet dypalëshe shkojnë përtej diplomacisë.
Postimi i plotë:
Bashkëbisedim i hapur me ambasadorin Petrit Malaj për forcimin e lidhjeve kombëtare dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Marrëdhëniet tona shkojnë përtej diplomacisë. Ato janë vëllazëri, histori dhe një e ardhme e përbashkët.
Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku, të lidhura ngushtë nga vlerat dhe përgjegjësia ndaj kombit tonë.




