Dark Mode Light Mode

Nga QKUK japin detaje për incidentin në mes dy kirurgëve në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve

Një përleshje fizike në mes dy kirurgëve ka ndodhur sot në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.

Incidentin ka konfirmuar edhe zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

Qyqalla ka bërë të ditur se për rastin janë njoftuar edhe organet e rendit.

Advertisement

“Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve ka ndodhur një incident mes dy punonjësve shëndetësorë. Sipas informatave fillestare, për rastin janë njoftuar organet e rendit, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Qyqalla.

Ajo ka theksuar se aktualisht nuk mund të japin më shumë detaje rreth këtij rasti.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × four =

Previous Post

Ngjarje tronditëse në Gjirokastër: 12-vjeçarja abuzohet nga personi që dyshohet se i vrau babain

Next Post

Hamza takon ambasadorin e Shqipërisë: Marrëdhëniet tona shkojnë përtej diplomacisë

Advertisement