Dark Mode Light Mode

Grushtimi i kirurgëve në QKUK, policia konfirmon rastin

Dy kirurgë janë përfshirë në një përplasje fizike në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, pas një takimi te ashensori.

Policia e Kosovës për Gazetën e ka konfirmuar ngjarjen, duke e trajtuar si rast “Sulm”.

Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, tha se hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Advertisement

“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike, e cila ka ndodhë në QKUK në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë përfshirë dy persona. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar Sulm. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit po merret për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka konfirmuar Pllana.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 8 =

Previous Post

Si erdhi deri te zbulimi i 140 kilogramëve eksplozivë në veri? 

Next Post

Ngjarje tronditëse në Gjirokastër: 12-vjeçarja abuzohet nga personi që dyshohet se i vrau babain

Advertisement