Dark Mode Light Mode

Gazetari Vitija: Dy kirurgë janë rrahur në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve

Gazetari Bujar Vitija ka njoftuar se përgjatë ditës së sotme janë përfshirë në një përleshje fizike dy kirurgë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas gazetarit Vitia, ngjarja ka ndodhur në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve. I njëjti është tallur duke thënë se në spitalin e ri të QKUK’së të “kërkohet një ring boksi”.

Postimi i plotë:

Advertisement

Dy kirurga jane rreh sot ne QKUK. Rastin ka ndodh ne Kliniken e Kirurgjise se Femijeve. Kjo klinike gjendet ne objektin e ri te financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Tash Emiratet po dojne me financu edhe nje spital te ri ne QKUK.

Eshte mire me kerku prej tyre me bo edhe nje ring boksi brenda spitalit. Qaty ngjitun me sallen e operacionit.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 − one =

Previous Post

Traget i fundosur në Filipine, 15 të vdekur dhe 316 të shpëtuar

Next Post

“Jemi me Brikenën” -Pas miratimit të nënës së saj, reagon edhe familja e Mateos

Advertisement