Gazetari dhe aktivisti Blerim Shala ka deklaruar se zgjedhjet e mbajtura në Kosovë në mars të vitit 1998 u organizuan me insistim të fortë të diplomatëve amerikanë, me qëllim që Ibrahim Rugova të legjitimohej sërish si partner politik për negociatat e ardhshme mbi statusin e Kosovës.
Shala ka thënë se në atë periudhë diplomatët perëndimorë po kërkonin një bashkëbisedues të qartë në Kosovë, në një kohë kur situata në terren po përshkallëzohej drejt luftës.
“U mbajtën zgjedhjet për herë të dytë, në mars të 1998-s. LDK-ja fitoi bindshëm, por zgjedhje realisht nuk pati në Drenicë dhe në zonat e luftës. S’kishte gjasa të kishte zgjedhje në ato rrethana”, ka thënë Shala.
Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve në kushte lufte krijoi një çrregullim të ri politik në Kosovë, por amerikanët këmbëngulën që procesi të zhvillohej për të pasur një partner të sigurt negociues.
Kishin kaluar gjashtë vjet nga zgjedhjet e vitit 1992 dhe amerikanëve u duhej një partner që të ishte i gatshëm të negocionte për statusin e Kosovës. Kjo ishte logjika”, theksoi ai




