Dark Mode Light Mode

Aksioni i Prokurorisë Speciale, ky është zyrtari i arrestuar në Prizren

Prokuroria Speciale mëngjesin e së hënës ka realizuar një operacion, ku në pranga kanë rënë dy persona nën dyshimin për keqpërdorim me tenderë.

Gazeta përmes burimeve të saja merr vesh se një nga dy të arrestuarit është Arbër Gashi, menaxher i Njësisë së “Ekoregjionit” në Prizren.

Gashi është arrestuar si i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Advertisement

Ndërkaq R.Z. është arrestuar për veprën penale “Keqpërdorim dhe Mashtrim në prokurimin publik”.

Gazeta merr vesh se rasti ka të bëjë lidhur me një tender të dyshimtë, në vlerë prej afro 400 mijë eurove, për blerjen e pesë kamionëve dhe një autofshese.

Tenderi ishte shpallur në mënyrë emergjente. Megjithatë, sipas burimeve përbrenda hetuesisë, këta kamionë s’ishin përdorur fare.

Prokuroria Speciale bën të ditur se urdhri për kontroll është realizuar si një hap i rëndësishëm procedural në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për parregullsi në një aktivitet tenderimi.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, përfshirë një pushkë automatike AK-47, si dhe para të gatshme.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − eighteen =

Previous Post

Dolce gënjeu? Zbulohet mosha e vërtetë e banores së “BBVK”

Next Post

Ky është biznesmeni ferizajas, i arrestuar për mashtrim me tender

Advertisement