Dark Mode Light Mode

Bastisje në Prizren dhe Ferizaj, arrestohen dy të dyshuar për keqpërdorim në prokurimin publik

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar, A.G dhe R.Z, për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar, si dhe mashtrimit në prokurimin publik.

Arrestimet u realizuan të hënën në mëngjes, pas bastisjeve në disa lokacione në Prizren dhe Ferizaj, përfshirë ambientet e ndërmarrjes publike “Eko Regjioni” dhe një subjekt privat.

Gjatë kontrollit, hetuesit kanë sekuestruar një pushkë automatike AK-47 dhe para të gatshme.

Advertisement

Ky veprim është pjesë e hetimeve të Prokurorisë Speciale lidhur me dyshimet për aktivitete të paligjshme në tenderim.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë ritheksuar angazhimin e tyre në luftën kundër korrupsionit.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − fourteen =

Previous Post

Për 24 orë në Kosovë: Mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe 19 aksidente

Next Post

Aksioni i Prokurorisë Speciale tek “Eko Regjioni” dyshohet se ka të bëjë me tenderin e dyshimtë të kamionëve

Advertisement