Dark Mode Light Mode

E rreh bashkëshorten në Prishtinë dhe e kërcënon: “Kam me të vra”, i dyshuari ndalet 48 orë

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar pas mesnatës në Prishtinë, ku një grua ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, duke përfunduar me lëndime trupore dhe nën kërcënime serioze për jetë.

Ngjarja ka ndodhur më 26.01.2026, rreth orës 00:40, në rrugën “Zagrebi”, ku viktima B.QH ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari B.TH., e ka goditur dhe e ka kanosur.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se, përveç dhunës fizike, i dyshuari e ka kërcënuar viktimën me fjalët: “Kam me të vra”, duke i shkaktuar frikë dhe shqetësim të madh.

Advertisement

Në vendngjarje ka dalë edhe një njësi e Urgjencës, e cila i ka ofruar ndihmë mjekësore viktimës, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Rasti po vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 5 =

Previous Post

Lajmi i fundit : Digjet makineria e angazhuar për rrënimin e objekteve pa leje, reagon ashpër kryetari Peci

Next Post

Vdes Qerim Lubeniqi ikona e arsimit në Istog

Advertisement