Në mesin e komisionerëve të liruar nga masa e ndalimit në Prizren është edhe Blerta Bislimaj, komisionerja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Lajmin për lirimin e Bislimajt e ka bërë të ditur për Gazetën avokati i saj, Gent Gjini. Sot iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh 23 komisionerëve nga Gjykata Themelore në Prizren.
Ai tha se në këtë fazë nuk do të komentojë përmbajtjen e dosjes dhe detaje të procedurës hetimore, por kërkoi që hetimet të zhvillohen në mënyrë profesionale, të paanshme dhe në përputhje me ligjin, duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë.
Gjini tha më herët se klientja e tij, gjatë dhënies së deklaratës në polici dhe në procedurën paraprake, ka pohuar se është manipuluar dhe keqpërdorur nga politikanë, përmes ushtrimit të presionit.