Ilir Deda, analist i rregullt në Rubikon të Klan Kosovës, ka folur për Reutersin në lidhje me aksionin e madh të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ku u ndaluan 109 persona nën dyshimin për manipulim të votave për kandidatët për deputetë.
Deda e ka quajtur këtë manipulim si “turp të madh për Kosovën”.
“Manipulimi i votave për kandidatët për deputetë është një turp i madh për Kosovën. Kjo ka dëmtuar besimin e publikut në proceset zgjedhore” – tha Deda.




