Dark Mode Light Mode

Ronela Hajati i jep fund lidhjes me të dashurin?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka rikthyer sërish vëmendjen e mediave rozë, por këtë herë jo për një projekt të ri muzikor.

Pak muaj më parë, artistja ndau me publikun lumturinë e saj personale, duke zbuluar lidhjen e dashurisë përmes disa fotove dhe videove të ëmbla krah partnerit të saj. Fansat dhe ndjekësit e saj ishin të gëzuar për lajmin, ndërsa postimet u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.

Megjithatë, duket se ato ditë të lumtura mund të jenë pasojë e së shkuarës. Kohët e fundit, Ronela ka fshirë të gjitha postimet ku shfaqej me partnerin, një veprim që ka ngjallur spekulime dhe dyshime për një ndarje të mundshme ose për një periudhë të vështirë në marrëdhënien e tyre.

Advertisement

Ky veprim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe komentet e ndjekësve, të cilët po përpiqen të kuptojnë se çfarë mund të ketë ndodhur. Deri më tani, Ronela ka zgjedhur të ruajë heshtjen dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për të sqaruar situatën.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + 7 =

Previous Post

Bekim Haxhiu: Votat me postë duhet t’i nënshtrohen ekspertizës forenzike

Next Post

Manipulimi me vota, Korenica mesazh Hamzës: Nëse nuk ndodhin dorëheqjet, nuk justifikohesh dot

Advertisement