Dark Mode Light Mode

“Manipulimi i votave” – Avokati Koci kërkon të hetohet edhe KQZ, përmend përbërjen njëmbëdhjetë anëtarëshe

Avokati Arianit Koci ka kërkuar që hetimet për dyshimet për manipulim me vota të mos kufizohen vetëm te komisionerët në terren apo te deputetët që eventualisht kanë përfituar, por të shtrihen në të gjithë zinxhirin e procesit zgjedhor, përfshirë institucionet përgjegjëse dhe strukturat partiake.

Sipas Kocit, procesi zgjedhor është një zinxhir i ndërlidhur dhe përgjegjësia duhet të kërkohet “në çdo nivel ku çojnë faktet”, sidomos nëse flitet për vjedhje të organizuar dhe të koordinuar të votës.

“Nuk mjafton të hetohet vetëm komisioneri në terren dhe deputeti që eventualisht ka përfituar, kur ka dyshime për vjedhje votash. Nëse flasim për vjedhje industriale të votës, duhet parë edhe roli i atyre që kanë pasur detyrim ligjor ta parandalojnë”, ka shkruar Koci.

Advertisement

Ai ka theksuar se në këtë kontekst hyn edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), si institucioni që organizon procesin dhe shpall rezultatet, duke shtuar se duhet verifikuar nëse brenda këtij mekanizmi ka pasur dijeni, tolerim apo mosveprim ndaj parregullsive të mundshme.

Po ashtu, Koci ka përmendur edhe Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke vlerësuar se edhe ky organ duhet të jetë pjesë e verifikimit, nëse ankesa serioze janë refuzuar pa bazë apo janë anashkaluar shkelje zgjedhore.

“Zinxhiri vazhdon edhe përtej institucioneve. Nëse manipulimi del i organizuar, duhet hetuar edhe struktura partiake: kush ka koordinuar, kush ka dhënë udhëzime dhe kush ka përfituar”, ka shkruar ai.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × three =

Previous Post

Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Berisha dënohet me burg të përjetshëm

Next Post

Berisha: Vjedhja e votës brenda partive është krim elektoral dhe cenon drejtpërdrejt demokracinë

Advertisement