Dark Mode Light Mode

Erëra të forta nesër në Prishtinë, komuna del me udhëzime dhe këshilla për qytetarët

Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes qytetarëve për shkak të rrezikut nga erërat e forta që priten të dielën, më 25 janar 2026.

Sipas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga mëngjesi i së dielës pritet të ketë erëra me intensitet mesatar deri të fortë, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe ato kodrinoro-malore, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca.

Drejtoria ka dhënë këshilla për qytetarët për të parandaluar rreziqet e mundshme:

Advertisement

Siguroni ose largoni objektet e lehta në ballkone, oborre apo çati, si vazo, reklama ose panele të përkohshme.

Tregoni kujdes gjatë qarkullimit në zona me pemë të larta, tabela reklamuese ose objekte ndërtimore.

Shmangni qëndrimin e panevojshëm në hapësira të hapura gjatë intervaleve me erë më të fortë.

Drejtuesit e automjeteve, veçanërisht të mjeteve të larta, duhet të lëvizin me kujdes të shtuar.

Në rast se vëreni rrezik potencial, si degë të rëna, objekte të lëvizshme apo dëmtime të tjera, njoftoni menjëherë shërbimet kompetente.

Parashikimet meteorologjike tregojnë se erërat pritet të dobësohen nga mëngjesi i së hënës, më 26 janar 2026.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × three =

Previous Post

KD dorëzon në APK dyshime ndaj Bylbyl Sokolit për konflikt interesi dhe deklarim të pasurisë

Next Post

Stradner flet për Kosovën: Gjëja e fundit që ShBA-ja dëshiron është përshkallëzimi i pakontrolluar

Advertisement