Kryerprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu në konferencë për media ka thënë se vetëm në këtë komunë janë keqpërdorur mbi 60 mijë vota.
“Mund të kuptoheshin gabimet e vogla të dhjetra votave por këtu bëhet fjalë për mijëra vota të falsifikuara deri mbi 6 mijë vota janë të falsifikuara nga një kandidat. Bëhet fjalë që vetëm në një vendvotim numri i manipulimit ka shkuar në 2 mijë e 444. Po flasim për komunën e Prizrenit që janë shtuar 40 mijë 497 vota dhe janë hequr 27 mijë e 500 vota. Po flasim për dashje direkte për ta përmbytur rezultatin e vullnetin e qytetarëve”, ka deklaruar Kryeziu.
Tutje, ai ka theksuar se secili që tenton të keqpërdorë votën e lirë do të përballet me ligjin.
“Duhet ta dijnë nga ky moment dhe nga kjo datë se kushdo që guxon t’i fut duart në vullnetin e qytetarëve do të ballafaqohet me forcën e ligjit, njëjtë si sot që po ballafaqohet një pjesë e madhe”, ka shtuar Kryeziu.




