Dark Mode Light Mode

Osmani: Kosova anëtare themeluese e Bordit të Paqes, marrëveshja dërgohet për ratifikim në Kuvend

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se sot në Davos, në emër të Kosovës, ka nënshkruar Kartën e Bordit të Paqes, duke e bërë Kosovën anëtare themeluese, të barabartë dhe me të drejta të plota të këtij mekanizmi ndërkombëtar të paqes, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani ka theksuar se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes, të udhëhequra nga aleati strategjik i Kosovës, SHBA-ja, forcon sovranitetin e vendit dhe pozicionin e tij ndërkombëtar.

“Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt. Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati ynë strategjik fuqizon sovranitetin dhe pozicionin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe është në interesin më të lartë të shtetit tonë”, ka deklaruar Osmani.

Advertisement

Postimi i plotë:

Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt! 🇽🇰🇺🇸
Sot, në Davos, në emër të Republikës së Kosovës, kam nënshkruar Kartën e Bordit të Paqes si anëtare themeluese, e barabartë dhe me të drejta të plota, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati ynë strategjik, fuqizon sovranitetin tonë, pozicionin tonë ndërkombëtar, si dhe është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës. Prandaj, kjo marrëveshje historike do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, për të marrë miratimin final të përfaqësuesve të popullit.

Faleminderit Presidentit Trump për lidershipin e tij dhe për ftesën që ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në këtë moment historik.
Kosova do të jetë në shërbim te paqes, sot e përherë!

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven − one =

Previous Post

Vendi sërish nën drejtimin e Dimal Bashës – Presidentja, Kryeministri e zv.kryeministri jashtë vendit

Next Post

Trump: Kemi ushtrinë më të fuqishme në botë deri më tani

Advertisement