Dark Mode Light Mode

Këta janë pesë kandidatët ‘kampion’ të VV’së që dyshohen për vjedhje votash në Malishevë

Po vazhdon procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN), në Malishevë janë rinumëruar 72 kuti nga gjithsejtë 75 kuti apo 96,00.

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), këta janë pesë kandidatët ‘kampion’ që dyshohen se kanë vjedhur më së shumti vota.

Advertisement

Në vendin e parë është kandidati, Valon Hoti, të cilit janë hequr 278 vota.

Në vendin e dytë është, Gani Krasniqi, të cilit i janë hequr 270 vota.

Në vendin e tretë është, Adnan Rrustemi, të cilit i janë hequr 61 vota.

Në vendin e katër është kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurtit, të cilit pas rinumërimit i janë hequr 48 vota.

Në vendin e pestë është Glauk Konjufca, të cilit i janë hequr  23 vota.

Kujtojmë se KQZ më 13.01.2026 mori vendim për rinumërimin e fletëvotimeve në 914 vendvotime.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 28 dhjetor 2025.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × one =

Previous Post

Pas Prizrenit, kandidatët e PDK-së bëjnë kërdi në Malishevë – kaq vota dyshohet se i kanë vjedhur

Next Post

Kush janë pesë kandidatët e LDK’së që dyshohen për vjedhje votash në Malishevë

Advertisement