Dark Mode Light Mode
Osmani flet pas anëtarësimit në Bordin e Paqes: Besoj fuqishëm në lidershipin e Trumpit
Një muaj paraburgim për djalin që dyshohet se vrau nënën në Dragash, urdhërohet edhe ekzaminimi psikiatrik
LDK kërkon hetim për reduktimet e rrymës, Azemi: Menaxhim skandaloz

Një muaj paraburgim për djalin që dyshohet se vrau nënën në Dragash, urdhërohet edhe ekzaminimi psikiatrik

Gjykata e Prizrenit ia ka caktuar një muaj paraburgim 30 vjeçarit Ferzidin Boza, i cili dyshohet se e ka vrarë nënën e tij, dje në Restelicë të Dragashit.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohen se është kryer vepra, brenda ambientit familjar, dhe duke marrë parasysh vendosmërinë e të pandehurit për të kryer veprën, me anë të ushtrimit të dhunës dhe ngufatjes ndaj anëtarit të familjes, andaj në këtë fazë caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Tutje në njoftim thuhet se ndja tij do të urdhërohet edhe ekzaminim psikiatrik.

Advertisement

“Gjithashtu duke marrë parasysh edhe karakteristikat personale të të pandehurit, i dënuar më herët për vepra të ngjashme ku palë e dëmtuar ka qenë pikërisht viktima T.B., si dhe me qëllim të mbarëvajtjes së procedurës penale, ndaj të pandehurit do të urdhërohet ekzaminimi psikiatrik, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktim I paraburgimit është i domosdoshëm për të siguruar prezencën e tij në procedurën hetimore e cila është në fazën fillestare”.

“Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit për të pandehurin është oportune dhe e nevojshme, për mbarëvajtjen e procedurës hetimore. Gjithashtu Gjyqtarja e procedurës paraprake, me datë 22.01.2026, ka lëshuar URDHËR, për QKUK-në, Institutin e forenzikës psikiatrike të kryejë ekzaminim psikiatrik, në një kohë sa më të shpejtë që të jetë e mundur, por jo më gjatë se afati prej dy (2) javësh nga dita e lëshimit të urdhëresës. Dhe pas kryerjes së ekzaminimit, raporti dhe ekspertiza, ti dorëzohet Prokurorinë Themelore Prizren, dhe Gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + 8 =

Previous Post

Osmani flet pas anëtarësimit në Bordin e Paqes: Besoj fuqishëm në lidershipin e Trumpit

Next Post

LDK kërkon hetim për reduktimet e rrymës, Azemi: Menaxhim skandaloz

Advertisement