Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka dhënë një prononcim për media ndërkombëtare pas nënshkrimit të anëtarësimit të Kosovës si shtet themelues të Bordit të Paqes.
Osmani ka vlerësuar lartë lidershipin e presidentit të ShBA-së, Donald Trump.
“Unë besoj fuqishëm në lidershipin e presidentit Trump dhe ekipit të tij. Bashkë me liderët e tjerë jemi bërë pjesë e Bordit të Paqes dhe do të japim kontributin tonë” – tha Osmani.



