Dark Mode Light Mode

Muharremi: Po të kishte VV-ja 1% përgjegjësi sot do të duhej të tregonte se si do ta zgjidhte krizën energjetike

Analisti Shenoll Muharremi e ka kritikuar Qeverinë Kurti dhe VV-në për heshtje rreth krizës energjetike me të cilën po përballet vendi.

Ai ka bërë me dije se sikur partia e Albin Kurtit të tregonte pak përgjegjësi, ajo sot do të tregonte se si do ta zgjidhte krizën energjetike.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se cilat do të ishin hapat e një partie të përgjegjshme.

Advertisement

“Të kish tregu veç 1% përgjegjësi e pak kompetencë LVV që i ka fitu 51% të votave, sot kishin dalë në konferencë dhe kishin tregu me detaje si kanë me e zgjidh krizën e energjisë. Çka, cilat kapacitete të reja të energjisë kanë me i ndërtu? Nga cilat burime? Me çfarë afatesh konkrete? Kështu vepron një parti e përgjegjshme, sidomos kur fiton kaq shumë përkrahje. Por ndoshta logjika e tyre është tjetër. Munden me thënë “këta po na votojnë edhe pa bo kurgjo, pse me lëvizë na?” Kur fiton kaq shumë pa bo diçka, mundesh mos me kuptu as vlerën votës. E kur një shoqëri të voton masivisht pa kërku llogari, pa pas prova që ke punu mirë për pesë vite, ajo po ta jep vetë, pa vetëdije, lejen me mos bo kurgjo”, ka shkruar ai.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × four =

Previous Post

Keqpërdorimet me vota – ngritet aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Next Post

“E godet me grushte” Detaje tronditëse nga vrasja në Dragash, kërkohet paraburgimin për djalin e viktimës

Advertisement