Dark Mode Light Mode

Bill Clinton: Ibrahim Rugova ishte njeri i shkëlqyeshëm

Sot shënohet 20-vjetori i përjetësimit në amshim të Ibrahim Rugovës, ish-president dhe lider historik i Kosovës, i cili gjatë viteve 90-ta ishte vlerësuar botërisht për qasjen e tij pacifiste, duke fituar nofkën “Gandi i Ballkanit”.

Një nga njerëzit që shprehnin lavdime për figurën e Rugovës është edhe Bill Cliton, ish-president i ShBA-së.

Në një fjalim gjatë vizitës në Kosovë në vitin 2009, Clinton e kishte vlerësuar lartë Rugovën, duke e quajtur njeri të shkëlqyeshëm.

Advertisement

“Dua ta përkujtoj ish-Presidentin Rugova, i cili ishte një njeri i shkëlqyeshëm. Kuj­toi dhuratën që ai më ofroi, një gur unik, gjysmë kristali. Ishte ky gur që u bë i njohur edhe në Shtëpinë e Bardhë, si “Guri i Rugov­ës” në kohën që merreshim me problemet e Kosovës… Presidenti Rugova më dha këtë kristal të bukur. Unë ia shpjegova atij se jam rritur në një vend që në aspektin gjeologjik ngjan me Kosovën. Meqë vendlindja ime, Arkanzasi, ishte burimi më i madh i krista­leve të papërpunuara. Kur ia tregova presidentit Rugova, atëherë ai tha se: – Ti duhet të na ndihmosh, meqenëse kemi një pikë të përbashkët, sepse është fati i tillë” – kujtonte Presidenti Clinton këtë episod me Presidentin Historik të Kosovës” – vlerësonte Clinton.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − 2 =

Previous Post

Ranë për liri, jetojnë në përjetësi: 27 vjet nga rënia heroike e Skënder Rexhepit dhe Fitim Durakut

Next Post

Haziri: Abdixhiku e ka dhënë aktin e dorëheqjes

Advertisement