Dark Mode Light Mode

Nga kritikat e ashpra te homazhet, qëndrimet ndër vite të Albin Kurtit për Ibrahim Rugovën

Sot, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti bëri homazhe te varri i Ibrahim Rugovës në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Kurti vlerësoi rolin e Rugovës në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe rikthimin e saj në skenën politike pas çlirimit.

Mirëpo, ai ka bërë homazhe për herë të parë kur ka marrë mandatin për të drejtuar Qeverinë e Kosovës, por për mos shkuarjen e tij në homazhe ai është arsyetuar.

Advertisement

“Sot teksa shënojmë dhe festojmë 12 vjetorin e Pavarësisë, kujtojmë Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën, të zgjedhur me votë popullore me 24 maj 1992. Jam takuar dy herë me Ibrahim Rugovën. Jemi pajtuar por nuk kemi pasur qëndrime të njëjta për mënyrën se si do të kundërshtonim. Nuk mendoj se besimi nuk duhet të jetë për atë gjest. Nëse e shihni se kush sot po shkon te varri i Ibrahim Rugovës, atëherë shihet se sa vlerë ka ajo. Kur është njeriu aktual ne kemi kritika të mëdha. Sot kur nuk është mes nesh, nuk mund ta kem qëndrimin e njëjtë si në vitin ’97, por s’mund të kaloj nga një ekstrem deri në një tjetër” – kishte thënë Kurti para pesë viteve.

Ndërsa në kohën kur kryeministri në detyrë ishte në burgun serb, në vitin 2002 ishte pyetur se cfarë mendonte për ish-presidentin Ibrahim Rugovë dhe partinë e tij.

“Duke qenë se LDK-ja ndërkohë nuk ka ndryshuar, unë mendoj që LDK-ja është demokratike vetëm në atë epitetin e saj, sa i përket strukturës së brendshme, sa i përket veprimtarisë, nuk mendoj që është demokratike, ajo është një parti autoritare e cila e ka në krye një njeri që 12 vite Rugova, i cili nuk është dëshmuar me suksese në politikë. Mendoj se pse nuk e ka pranuar është e qartë nga vetë sjellja e Rugovës në vitet e 90-ta. Ideja e Rugovës ka qenë që të bllokoj çfarëdo dinamizimi të jetës dhe çfarëdo lëvizje çlirimtare aktive” – kishte thënë Kurti.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + 19 =

Previous Post

Begaj për Rugovën: President vizionar, që me urtësi, durim e mençuri projektoi Kosovën e pavarur

Next Post

Ranë për liri, jetojnë në përjetësi: 27 vjet nga rënia heroike e Skënder Rexhepit dhe Fitim Durakut

Advertisement