Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova e ka konsideruar atë si vizionarin e Kosovës që me urtësi, durim e mençuri e projektoi Kosovën e pavarur e të lirë.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka theksuar se vizioni i Rugovës për Kosovën sot është një realitet
“Sot përkujtojmë Ibrahim Rugovën, Presidentin vizionar të Kosovës, që me urtësi, durim e mençuri projektoi Kosovën e pavarur e të lirë. Presidenti Rugova e mendoi të ardhmen e Kosovës të lidhur ngushtë me vlerat evropiane: demokracinë, të drejtat e njeriut, pluralizmin dhe shtetin e së drejtës. Vizioni i tij është sot një realitet. Trashëgimia e tij dëshmon se paqja, dialogu dhe orientimi drejt Evropës janë gurthemeli i shtetndërtimit dhe i së ardhmes së qëndrueshme” ka shkruar Begaj.