Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka shprehur mirënjohjen për mbështetje të pandërprerë që Luksemburgu ka ofruar për Kosovën në të gjitha fazat e procesit të shtetndërtimit.
“Në vijim, theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO, gjersa falënderoi Luksemburgun për mbështetjen ndaj Kosovës në këto procese.
U bisedua edhe mbi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimin e bashkëpunimit përfshirë në arsim dhe investime dhe rritjes së lidhjeve kulturore mes shteteve dhe popujve tanë”, përfundon njoftimi.




