Dark Mode Light Mode

Përmbyllet rinumërimi në Dragash, “kampion” i votave të hequra në këtë komunë kandidati i LVV’së për deputet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar në platformën elektronike për procesimin e të gjitha votave të numëruara në Komunën e Dragashit.

Nga 57 kuti të rinumëruara, 57 sosh janë procesuar rezultatet.

Tek lista e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në Dragash rezulton një diskrepancë e madhe mes vendit të dytë nga i pari sa i përket heqjes së votave. Kandidati për deputet nga kjo komunë, Filiz Mustafa, rezulton t’i ketë 231 vota më pak nga 2,805 vota të rinumëruara.

Advertisement

Pas tij vjen Valon Hoti me 45 vota më pak, më pas Glauk Konjufca me 28 vota më pak e Albin Kurti me 20 sosh më pak.

Numër relativisht të madh të votave iu minusuan edhe kandidatit të PDK-së për deputet, Xhevahir Geci. Nga 264 vota të rinumëruara, 87 sosh iu janë hequr të njëjtit.

Megjithatë, Mustafa ngelet “kampion” në heqjen e votave si shkak i rinumërimit në këtë komunë.

Po vazhdon rinumërimi në nivel vendi. KQZ ka procesuar 856 kuti nga 2,557 sosh apo 33,48 për qind të votave të rinumëruara në platformën elektronike të tyre.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six − 2 =

Previous Post

Ukë Rugova i shpreh mirënjohje Abdixhikut: Faleminderit për punën që e bëni në trashëgiminë e Presidentit

Next Post

Kurti takon kryeministrin e Luksemburgut në Davos, i përmend synimin për anëtarësim në BE, KiE dhe NATO

Advertisement