Dark Mode Light Mode

Një shtëpi shkrumbohet nga zjarri në Malishevë, humb jetën një 53-vjeçare

Një shtëpi është kaluar nga zjarri në fshatin Goriq të Malishevës.

Për pasojë, një 53-vjeçare ka mbetur e vdekur.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili tha se viktima ka jetuar vetëm me babanë, i cili nuk ka arritur ta largojë nga shtëpia.

Advertisement

“Një shtëpi në fshatin Goriq të Malishevës është përfshirë nga flakët, ku për pasojë ka mbetur pa shenja jete një grua rreth moshës 53 vjeçare e cila ka qenë duke jetuar vetëm me babanë dhe ka qenë e palëvizshme. Ende nuk dihen rrethanat e zjarrit dhe policia është duke u marrë me rastin”, ka thënë Graishta.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × five =

Previous Post

Franca kërkon stërvitje të NATO-s në Grenlandë

Next Post

Ky është identiteti i të dyshuarit që i mori jetën nënës së tij në Restelicë të Dragashit

Advertisement