Nënkryetari i LDK-së komentoi rinumërimin në Prizren dhe theksoi se partia e tij nuk ka lidhje me pretendimet për manipulim.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj dyshimeve për manipulim të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar se partia e tij “distancohet dhe nuk ka të bëjë me neve”.
Duke komentuar situatën e rinumërimit, veçanërisht në Prizren, Haziri tha se “kanë fillu me u tregu brekët e palara”. Ai shtoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organ i pavarur dhe funksionon si gjykatë, ndërsa situatën me pretendimet për vjedhje votash e komentoi në në T7.
Haziri gjithashtu u shpreh: “Tash pe dijmë pse znj. Daka qenka largu nga KQZ; me qenë ajo nuk kish ndodhë kurrë”.


