Dark Mode Light Mode

Hiqen vizat mes Bahamas dhe Kosovës

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se sapo është nënshkruar marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve.

Gërvalla e ka cilësuar këtë si hap në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Njohja nga ky shtet erdhi para një muaji.

“Sapo u nënshkrua marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve. Një tjetër lajm i mirë dhe hap i mëtejmë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe pas njohjes së fundit të Kosovës nga Bahamasi. Urime të gjithë qytetarëve!”, ka shkruar Gërvalla.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 1 =

Previous Post

Ky është vendi ku u bë testimi i dronit “Skifteri”

Next Post

20 Milionët e Librave”: A Po Shndërrohet Ministrja Arbërie Nagavci në Zonja 10% e Arsimit?

Advertisement