Dark Mode Light Mode

Për këto vepra penale dyshohet Arianit Sllamniku

Sipas informacioneve, Sllamniku kishte hapur një “ordinancë” në Gjilan, ku ofronte terapi të dyshimtë për të prekurit me autizëm.

E pas raportimit, Policia e Kosovës të martën e arrestoi të dyshuarin në fjalë.

Ndërkaq, në një prononcim zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka treguar se edhe për cilat vepra dyshohet i arrestuari.

Advertisement

“Ju njoftoj se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përkatësisht Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan, sot më datën 20.01.2026 me autorizim të Prokurorisë së Shtetit në vazhdën e veprimeve hetimore, ka ndërmarrë masa konkrete operative duke arrestuar personin e dyshuar A.S. i cili dyshohet të jetë i përfshirë në kryerjen e veprave penale ‘Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’ nga neni 256 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ‘Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave’ nga neni 257 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Hashani.

Ai potencoi se pas arrestimit, Sllamniku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hashani theksoi se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × five =

Previous Post

Çitaku kritikon Kurtin: Qeveria e tij nuk është shembull, afera multimilionëshe e ministrat e tij janë nën aktakuzë

Next Post

Vrasja e kosovares 71 vjeçare në Zvicër: Lirohet nipi, në burg djali dhe nusja

Advertisement