Dark Mode Light Mode
Nga Groenlanda në Gjirin Persik, Kina dhe SHBA në luftë për rrugët
“Pse i jep makinës kështu?! Do bëjmë aksident”/ U godit me çekiç, zbardhen detaje nga vrasja e 57-vjeçarit në aksin Mamurras-Krujë
Inspektorati Shëndetësor ia mbyll lokalin Arianit Sllamnikut

“Pse i jep makinës kështu?! Do bëjmë aksident”/ U godit me çekiç, zbardhen detaje nga vrasja e 57-vjeçarit në aksin Mamurras-Krujë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 57-vjeçarit Petrit Ndou, gjatë natës nga Andi Vokri, në aksin rrugor Mamurras-Krujë, Bushnesh.

Mësohet se autori e ka goditur me sende të forta (çekiç) të ndjerin dhe se shkaku i konfliktit ka qenë për motive të dobëta.

Ndou ka qenë duke udhëtuar në makinë me bashkëshorten e tij, ndërkohë që autori i dyshuar, 28-vjeçari me inicialet A.V, i i shoqëruar nga dy persona të tjerë, lidhje të afërta të tij.

Advertisement

Pas fërkimit mes makinave, palët kanë dalë duke debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti ka agraqvuar deri në përdorimin e sendeve të forta.

Burime policore bëjnë me dije se debati ka ndodhur fillimisht me fjalë të tipit “Pse i jep makinës kështu? Do bëjmë aksident”.

Të gjithë dëshmitarët janë marrë në pyetje nga grupi hetimor. Viktima dhe autori nuk rezulton të kenë patur një njohje të mëparshme.

“Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve hetimore, do të jepet informacion i plotë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 1 =

Previous Post

Nga Groenlanda në Gjirin Persik, Kina dhe SHBA në luftë për rrugët

Next Post

Inspektorati Shëndetësor ia mbyll lokalin Arianit Sllamnikut

Advertisement