Dark Mode Light Mode
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK
“Dramë” në QKUK, ish-bashkëshorti dyshohet se sulmoi ish-gruan dhe partnerin e saj – Policia ndërhyri me urgjencë
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët do dalin fitimtar

“Dramë” në QKUK, ish-bashkëshorti dyshohet se sulmoi ish-gruan dhe partnerin e saj – Policia ndërhyri me urgjencë

Një incident i rëndë ka ndodhur dje, më 19 janar, në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku një përleshje mes disa personave është shoqëruar me britma, të shara dhe tension të lartë, duke detyruar Policinë të ndërhyjë menjëherë.

Burime të sigurta nga QKUK bëjnë me dije se incidenti është parë nga persona të pranishëm në atë pjesë të objektit, të cilët kanë dëgjuar britmat dhe fjalosjet, teksa situata ka eskaluar shpejt.

Sipas informacioneve, rreth orës 13:20 zyrtarët policorë të angazhuar në punë sekondare në QKUK janë njoftuar për një përleshje në oborrin e këtij institucioni shëndetësor.

Advertisement

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar në Stacionin Policor personat e përfshirë në rast: të dyshuarin D.G, ankuesin N.P, si dhe dy dëshmitarë, B.P dhe B.R, të cilët kishin tentuar t’i ndanin palët.

Sipas burimeve, përleshja dyshohet se ka ndodhur pasi i dyshuari D.G ka një fëmijë me ish-bashkëshorten B.P, dhe në momentin kur e ka parë atë bashkë me partnerin e saj N.P, dyshohet se e ka sulmuar çiftin.

Si pasojë e incidentit, tretman mjekësor kanë pranuar B.P dhe N.P.

Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari D.G është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 + 4 =

Previous Post

Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK

Next Post

Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët do dalin fitimtar

Advertisement