Dark Mode Light Mode
Radoniqi: Pas rinumërimit në QNR janë zbritur nga rezultati 36 mijë vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar në QKN
Abdixhiku akuzoi “të moçmit” e LDK-së se ia vodhën votat Paris Gurit, por për çka akuzohej ai nga bashkëpartiakët e tij në zgjedhjet e kaluara?
Këta janë kandidatë e AAK’së që iu hoqën votat pas rinumërimit

Abdixhiku akuzoi “të moçmit” e LDK-së se ia vodhën votat Paris Gurit, por për çka akuzohej ai nga bashkëpartiakët e tij në zgjedhjet e kaluara?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i cili tashmë ka ofruar dorëheqjen e tij pranë kuvendit të këtij subjekti politik, ka përmendur “pasoja” për ata që, siç pretendon Abdixhiku, kanë prekur votat e të rinjve të LDK’së. Ka aluduar në kastën e vjetër të LDK’së, duke thënë se s’po janë në gjendje ta pranojnë ndryshimin.

Kjo që po ndodh në disa qytete, nuk është rastësi. Është rezistencë e atyre që e kanë gërryer shtëpinë tonë nga brenda dhe sot duan ta ndalin reformën që nuk e durojnë dot. Sulmi ndaj emrave të rinj e të pastër është sulm ndaj punës tonë pesë vjeçare dhe ndaj vullnetit të mbështetësve që është shprehur qartë me votë të lirë“, ka thënë ndër të tjera Abdixhiku, duke tentuar ta lartësojë Paris Gurin, i cili s’arriti të bëhej deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 29 dhjetorit.

Abdixhiku, i cili ka ofruar dorëheqjen pranë kuvendit të LDK’së, paralajmëroi për pasoja.

Advertisement

Megjithatë, në zgjedhjet e kaluara të 9 shkurtit të vitit që shkoi “të vjetrit” e LDK’së akuzonin Abdixhikun dhe “të rinjtë” për inxhiniering votash nga diaspora.

Deputeti Arben Gashi në mars të vitit që shkoi kishte reaguar për një “manipulim masiv të votave të diasporës”.

Një fenomen tjetër i vërejtur në këto zgjedhje është manipulimi masiv me votën e diasporës. Këto vota, siç po shihet, janë manipuluar sidomos brenda partive politike. Demokracia, ndër të tjera, është edhe besim në institucionet e zgjedhura. Vendi ka nevojë për institucione përfaqësuese dhe të besueshme“, kishte deklaruar Gashi.

Ngjashëm ishte deklaruar edhe Driton Selmanaj i LDK’së, fliste për një skemë të organizuar për manipulim masiv të votave brenda subjekteve politike në përfaqësi diplomatike dhe në vota të mërgatës.

Rinumërimi i votave në gjithë Kosovën dhe përsëritja e votimit të mërgatës, si në përfaqësitë diplomatike ashtu edhe votimi përmes postës, është e vetmja mënyrë që rikthen besimin e të gjithëve për këtë proces elektoral“, kishte thënë ndër të tjera ai.

Lidhja Demokratike ka një rënie të dukshme tek votat me postë, nëse krahasohen zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit me ato të 29 dhjetorit. Më 9 shkurt, LDK’ja kishte marrë 18,933 vota apo 30,55 për qind të tyre, ndërkaq më 29 dhjetor 4,611 vota apo 9,99 për qind. 

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + three =

Previous Post

Radoniqi: Pas rinumërimit në QNR janë zbritur nga rezultati 36 mijë vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar në QKN

Next Post

Këta janë kandidatë e AAK’së që iu hoqën votat pas rinumërimit

Advertisement