Klubi i Fiorentinës ka njoftuar se presidenti i saj, Rocco Commisso, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, pas një periudhe të gjatë trajtimi mjekësor.
Biznesmeni italo-amerikan, i cili mori drejtimin e klubit në vitin 2019 pasi e bleu nga familja Della Valle, la gjurmë të thella gjatë mandatit të tij.
Ai u angazhua në modernizimin e klubit, duke ndërtuar qendrën stërvitore Viola Park dhe duke e çuar Fiorentinën në një finale të Kupës së Italisë dhe dy finale të UEFA Conference League.
Fiorentina vlerësoi gjithashtu lidhjen e fortë të Commisso-s me tifozët dhe kontributin e tij humanitar, duke theksuar se trashëgimia e tij do të mbetet e paharrueshme në historinë e klubit.