Dark Mode Light Mode

Rinumërimi: Kurtit, Konjufcës e Mustafës iu hoqën më së shumti vota në LVV

Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë duke u evidentuar edhe ndryshimet e votave në mes të kandidatëve për deputetë brenda partive politike.

Në votat e rinumëruara deri tani e që janë 217 vendvotimet, në Lëvizjen Vetëvendosje një numri të madh të kandidatëve u janë minusuar në total 976 vota.

Derisa disa prej kandidatëve u janë shtuar në total 345 vota.

Advertisement

Prej kandidatëve për deputetë që u janë minusuar më së shumti vota, prin Filiz Mustafa me 230 vota, Albin Kurti me 85, Jeton Raka me 71 vota, Glauk Konjufca me 54, Valon Hoti 48, Ali Dula me 42, Aferdita Hajrizi me 36, Agim Bahtiri me 35.

Ndërsa prej kandidatëve që u janë shtuar vota pas rinumërimit, prin Shqipe Selimi me 36 vota plus, Ejup Maqedonci me 29, Alban Bajrami me 24, Labinotë Demi me 19, Fatos Geci me 18, Zef Morina me 13 vota plus, Ilir Kërçeli me 12 vota, Diana Qarkaxhija me 12 vota plus, Mimoza Kusari me 10 vota plus.

Procesi i rinumërimit do të vazhdojë në të gjitha qendrat ku KQZ ka vendosur për rinumërim, e që janë 914 vendvotime.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + five =

Previous Post

Edhe kjo ndodh në Dubai: Së shpejti taksi ajrore

Next Post

“Garda e vjetër” e Isa Mustafës: Si mbetën të vetëm Hoti e Bajrami kundër Abdixhikut?

Advertisement