Dark Mode Light Mode

Interesante: Vdes burri 142 vjeçar nga Arabia Saudite, u martua 110 vjeç

Një nga burra më të vjetër të njohur në Arabinë Saudite, Nasser bin Radan Al Rashid Al Wadaei, ka ndërruar jetë në moshën 142 vjeçare, duke lënë pas 134 fëmijë, nipër dhe mbesa.

Ai u nda nga jeta më 8 janar në Riad, sipas raportimeve nga media lokale.

Al Wadaei, i cili ka lindur në vitin 1884, ka jetuar në të njëjtin vit kur nisi ndërtimi i Statujës së Lirisë dhe shumë para bashkimit të Arabisë Saudite.

Advertisement

Besohet se ai ka jetuar nëpër monarkë dhe epoka të shumta, nga udhëheqësi themelues, Mbreti Abdulaziz, deri te Mbreti Salman.

Familja e tij tha se ai kreu pelegrinazhin e Haxhit më shumë se 40 herë dhe ishte shumë i përkushtuar ndaj fesë së tij.

Në moshën 110 vjeç, Al Wadaei u martua për herë të fundit dhe më vonë pati një vajzë.

Çfarë thotë një ekspert?

Për shkak se Arabia Saudite ka një jetëgjatësi mesatare prej afërsisht 78 vjeç, ka pasur disa pyetje nëse “burri i tyre më i vjetër” mund të jetë vërtet 142 vjeç.

Kryetari i Shoqërisë Britanike për Kërkime mbi Plakjen (BSRA), Profesor David Weinkove, i tha Metro: “Duket shumë e pamundur që ky person [Al Wadaei] të ketë qenë vërtet 142 vjeç.

“Askush nuk mund ta dijë me siguri sepse në shumë pjesë të botës, ata nuk kanë të dhëna të mira që datojnë kaq larg”

Profesor Weinkove shpjegoi se një nga themelet e plakjes është se sa më i vjetër të jesh, aq më shpejt plakesh raporton Metro.co.uk.

Ai tha: “Pra, kur të arrish rreth 100 vjeç, shanset e tua për të arritur vitin tjetër, në 101 vjeç, janë afërsisht 50%, kështu që është si të hedhësh një monedhë”.

“Nuk është e pamundur sepse gjithmonë ka një shans, por është si të hedhësh një monedhë 40 herë radhazi dhe gjithmonë të biesh mbi kokat e monedhave.”

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − twelve =

Previous Post

Bastisje në Vushtrri, policia gjen armë e fishekë në Duboc, një i ndaluar (EMRI)

Next Post

Kush përfitoi e kush humbi vota nga kandidatët e PDK-së pas rinumërimit të 217 qendrave?

Advertisement