Dark Mode Light Mode

Mbërrin motoçikleta me kabinë

Shumë i kanë me pasion motoçikletat, mjetet me dy rrota që disa e përdorin për prakticitet, për të shmangur bllokimin në trafik, disa për të shijuar emocionet e adrenalinën që të dhuron drejtimi i tij.

Por që të gjithë detyrohen ta mbyllin në garazh kur koha jashtë premton shi, borë apo acar. Ky problem nuk ekziston më! Kompania “Motors LiT” ka prezantuar motoçikletën me kabinë, i pagëzuar me emrin C-1.

C-1 ka madhësinë e një motoçiklete normale, një mjet që të mundëson adrenalinën e drejtimit të motocikletës dhe komoditetin e veturës, gjërësinë e nevojshme për të mos ngecur në trafik dhe dy vende, për drejtuesin e për një tjetër. E vecanta e mjetit “hibrid” është se drejtimi i tij është aq komod sa edhe drejtimi i një automjeti, me ndryshimin e vetëm; ekuilibri.

Advertisement

Përvec kabinës, C-1 ka disa avantazhe të tjera të rëndësishëme ndaj “paraardhësve” të tij normalë: mund të qendrojë në këmbë i ndaluar, pa qenë nevoja të mbështetet diku. Kjo bëhet falë projektimit të tij; sigurinë e një veture gjatë udhëtimit; një impiant stereo për të dëgjuar muzikë dhe ajërin e kondicionuar.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen − 14 =

Previous Post

Arrestohet pasi kanosi punëtorin e KEK-ut

Next Post

Shqipëria, më 15 gusht miqësore me Moldavinë

Advertisement