Astrit Haraqija, ish-ministër i Kulturës dhe ish-bashkëpunëtor i ish-presidentit histori Ibrahim Rugova, është përfshirë në rrjedhat politike brenda LDK-së.
Përmes një statusit, Haraqija ka pasur mospajtime me qendrimin e Hykmete Bajramit, ish-nënkryetare e LDK-së, e cila kërkoi dorëheqjen e parevokueshme të Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së.
Haraqija ka shkruar se nuk e kupton se çfarë rugovizmi është “me kërku “me heqë koka” në rrjete sociale”.
“Spo kuptoj çfarë Rugovizmi është ky me kërku “me heqë koka” në rrjete sociale.
Ky nuk është as parim, as kulturë, as trashëgimi — ky është mllef i lirë” – ka shkruar Haraqija.



