Dark Mode Light Mode

Osmani takohet me Prattipatin, temë diskutimi konstituimi sa më i shpejtë i institucioneve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.

Gjatë takimit, bashkëbisedueset kanë diskutuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe përmbushjen e standardeve më të larta demokratike, proces i cili është vlerësuar pozitivisht nga të dyja palët.

Në këtë kontekst, është theksuar rëndësia e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja, në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Advertisement

Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati kanë shkëmbyer gjithashtu mendime për një sërë çështjesh me rëndësi në fushën e bashkëpunimit bilateral. Me këtë rast, Osmani ka ritheksuar përkushtimin e palëkundur të Kosovës për të avancuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, mbi bazën e besimit të ndërsjellë, vlerave të përbashkëta dhe bashkërendimit të ngushtë në proceset strategjike.

Gjatë takimit, znj. Prattipati i ka përcjellë Presidentes Osmani dhe Zotërisë së Parë urimet për Vitin e Ri nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania Trump.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − 12 =

Previous Post

‘Plisat’ e ndërprejnë përkohësisht ndeshjen ndaj Yllit, protestojnë kundër Bekë Berishës

Next Post

Aksident tragjik në Slloveni, humb jetën 28-vjeçari nga Kosova

Advertisement