Dark Mode Light Mode

Haradinaj nga Reçaku: Gjykohen udhëheqësit e UÇK-së e nuk gjykohen ata që i kanë kryer krimet në Kosovë

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se për jetë përkulen para të rënëve për liri, por nënvizon faktin se ende nuk ka drejtësi për gjitha masakrat që Serbia kreu në Kosovë.

Nga homazhet në Kompleksin Memorial në Reçak në 27 vjetroin e masakrës së tmerrshme që kryen forcat serbe, ai ka thënë se ndonëse Serbia ishte ajo që kreu krime, megjithatë nuk po ndëshkohet por po gjykohen padrejtësisht ish krerët e UÇK-së.

“Sot nderojmë në vendin edhe pranë trupave të dashurve tanë, atyre që u flijuan për liri. Në vendin e masakrës së Reçakut, masakrës që ktheu vëmendjen e NATO-së, Amerikës për krimet serbe në Kosovë. I jemi mirënjohës UCK dhe gjithë brezave që luftuan për liri. Përkulemi me respekt për jetë para të rënëve në liri ashtu sic përkulemi në Prekaz dhe çdo kudo u kanë rënë të dashurit tanë për lirinë e Kosovës dhe përjetësisht   mirënjohës NATO-s dhe Amerikës për ndihmën që ta  gëzojmë lirinë”, tha Haradinaj.

Advertisement

Haradinaj thekson padrejtësinë që po bëhet ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“E vërtetë është që nuk është vendosur drejtësia për masakrat në Kosovë, jo veç për Recakun por edhe për Mejën dhe tjera. Dhe po ashtu është e vërtetë që po ashtu vazhdojnë të gjykohen udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e nuk gjykohen ata që i kanë kryer krimet anë e mbanë Kosovë. E dini që në gjithë Kosovën janë bërë masakra dhe është një akuzë që kërkon drejtësi.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 1 =

Previous Post

Tahiri: Masakra e Reçakut ishte ndër më të tmerrshmet, nuk duhet të harrojmë sa e shtrenjtë ishte lira jonë

Next Post

Hamza nderon viktimat e masakrës së Reçakut: Falë sakrificës e gjakut të të rënëve, gëzojmë lirinë

Advertisement